Mesditen e sotme një 19-vjeçar u rrëmbye në Qafëp Gjashtë të Sarandës. Dyshohet se 19-vjeçari me iniciale F.M., është rrëmbyer për larje hesapesh.
Policia njofton se ai aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një person tjetër.
Ndërkjohë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të.