-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Divorci me Elia Zaharia, Princ Leka: Nuk e tradhtova, i tregova për Blertën

Kryesoret

Princ Leka ka folur për herë të parë mbi divorcin me Elia Zaharinë, si edhe sherrin e dhunshëm mes tyre. Sipas Lekës, ndarja e tij nga Elia erdhi në disa faza. Sipas tij, fillimisht ka qenë faza emocionale, distancimi dhe më pas divorci.

“Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka ardhur me fazë të ndryshme, ka qenë ajo faza emocionale, distancimi, kemi jetuar në një shtëpi, por të distancuar, kam qëndruar vetëm më vajzën, por nuk kishim kontakt, as fizik. Herë pas herë kemi qenë për mediat, foto, një kartolinë e bukur, por krejtësisht falso. Ka qenë faza ligjore”, tha ai i ftuar në “Mirëmbrëma Yje”.

Ai zbuloi se mes tyre nuk ka pasur tradhti, pasi ai i ka treguar Elias për lidhjen që po niste me fotografen e familjes së tyre, Blerta Celibashi.

“Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktime e të gjitha sulmeve, narrativeve që nuk ishin reale. Nuk ka pasur tradhti. Presion i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën, ka qenë pikërisht Elia. I kam thënë Elias para se të përqafohesha me Blertë, që jam takuar me Blertën”, tha ai.

Sa i përket videos që u bë virale në media, ku Princ Leka konfliktohej me Elia Zaharinë dhe babain e saj, tha se u pendua që e dorëzoi në polici.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit