Një rrjet i mirëorganizuar i shpërndarjes dhe prodhimit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, i udhëhequr nga shqiptarë, është goditur nga autoritetet britanike.
Shtatë persona janë dënuar me një total prej gati 40 vitesh burg, pas një hetimi të gjatë të kryer nga Policia e West Midlands dhe Njësia Rajonale për Krimin e Organizuar.
Sipas mediave britanike, Arben Sinjari dhe Erikson Kararaj u identifikuan si drejtuesit e grupit kriminal, duke menaxhuar ambientet ku kultivohej kanabis në disa prona në Midlands.
Në total, u sekuestruan më shumë se 4,000 bimë kanabisi, të cilat kishin një vlerë potenciale prej miliona paundësh në tregun e zi.
Emrat dhe dënimet e të dënuarve:
Erikson Kararaj, 34 vjeç, nga Birmingham – 8 vite burg
Arben Sinjari, 48 vjeç, nga Birmingham – 7 vite burg
Islam Toro, 31 vjeç, nga Tipton – 5 vite e 8 muaj burg
Klajdi Zyka, 28 vjeç, nga Darlaston – 5 vite burg
Qemal Sakaj, 29 vjeç, nga Birmingham – 4 vite e 6 muaj burg
Avdulla Delbashi, 31 vjeç, nga Birmingham – 4 vite e 4 muaj burg
Soni Gremshi, 37 vjeç, nga Birmingham – 3 vite e 4 muaj burg