-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miratohet ndërtimi i dy centraleve fotovoltaike në Ersekë dhe Fier

Kryesoret

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi ndërtimin e një centrali fotovoltaik 30 megavat në Ersekë si dhe ndërtimin e një centrali fotovoltaik 8,8 megavat në fshatin Povelçë në Fier.

Investimi për dy centralet pritet të realizohet brenda 36 muajve dhe centralet do të kenë një afat operimi 49-vjeçar.

Në Ersekë, centrali fotovoltaik pritet të ndërtohet nga shoqëria “Met Invest”, ndërsa në Fier centrali do të ndërtohet nga shoqëria “IDI 2005”.

Shoqëritë kanë detyrimin të raportojnë çdo tre muaj mbi ecurinë e punimeve, të respektojnë kushtet mjedisore dhe të dorëzojnë sigurimin e kontratës në masën 5% të investimit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe dokumentacionin e projektit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit