-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Silva Cako u emërua zv.ministre, PL reagon: Rezultoi që shkoi të ndjekë shkollën e vjedhjes dhe veseve

Kryesoret

Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas emërimit të Silva Cakes si zv.ministre e Brendshme.

Zëdhënësja e Presidentit te Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se Silva Caka ishte larguar nga PL për të ndjekur Shkollën e Magjistraturës.

Memelli deklaron se ishte diçka tjetër. Ajo thotë se Silva Cako ka shkuar ë shkollën e vjedhjes dhe krimit.

Reagimi i Jasmira Memelli, zëdhënëse e Presidentit te Partisë se Lirisë

Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.

Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet.

As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë.

Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë.

Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.

Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit