E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është takuar me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin.
Fokus i takimit është diskutimi mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill.
“Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.