Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Larisës pranuan sot kërkesën për zhvarrosjen e djalit të shqiptarit Pano Ruçi (Panos Routsis), Denisit. Djali i Pano Ruçit u vra në aksidentin hekurudhor tragjik të Tempit në vitin 2023.
Prokurori i Shkallës së Parë i Gjykatës së Larisës miratoi kërkesën për zhvarrosje, ndërsa do të shqyrtohen edhe kërkesat për zhvarrosje të të afërmve të tjerë të viktimave të aksidentit hekurudhor të Tempit, informon “Protothema”.
Me 15 shtator, Pano Ruçi nisi një grevë urie para Paralamentit duke kërkuar zhvarrimin e të birit për kryerjen e testeve të identifikimit dhe analizave toksikologjike, që do të sqarojnë shkaqet e vdekjes.
Ai pretendonte se trupi i djalit nuk është në varr, si dhe donte që të zbardhej e vërteta për shkaqet e vdekjes.