-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Noka, Këlliçi dhe Alimehmeti do gjejnë kandidatin për Tiranën

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha njoftoi sot se ka ngritur një grup pune që përbëhet nga sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, deputeti Belind Këlliçi dhe këshilltari bashkiak Ilir Alimehmeti për të gjetur kandidatin për bashkinë e Tiranës që do të garojë përballë Ogerta Manastirliut.

Unë kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera për emrat. Do të jetë Flamur Noka, Belind Këllici dhe Ilir Alimehmeti, do të jenë përfaqësuesit tanë. Do negociojnë me partitë e tjera. Më shkon mua të ngarkoj këta dhe nga ana tjetër të them emra? Ata do fillojnë punën, kanë filluar që dje në disa aspekte.

Këta 3 persona janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare, brenda dhe jashtë koalicionit. Pasi të biem dakord për emra, më pas vjen radha e kandidatëve. Puna është në vazhdim. Nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri sepse ky është një proces, përndryshe vija këtu dhe tregoja”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit