-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra e Urës së Vajgurore, Apeli lë në burgim të përjetshëm Fran Marashin

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit. Ai akuzohet si autori i masakrën e Urës Vajgurore në qershor të 1997-ës, ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë.

Katër efektivët që humbën jetën janë: Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj. Ndërsa 6 efektivët e tjerë që mbetën të plagosur janë Thimi Tanku, Shkëlqim Selfaj, Ylli Dhamo, Neim Gjeroveni, Ëngjëllush Pasha dhe Arben Bega.

Nga të shtënat u vra edhe një qytetar Ilir Bani, i cili ndodhej në atë moment rastësisht.

Marashi do të vuaj dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Më burg përjetë për të njëjtën ngjarje janë dënuar edhe Musa e Shkëlqim Protoduari, Fatbardha Protoduari me 25 vjet burg, si dhe Sokol Ndreu, Gjovalin Ndreu, Preng Miri dhe Gjelosh Miri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit