Skënderbeu fitoi 1-0 ndaj Laçit, në ndeshjen e javës së pestë në Kategorinë e Parë. Fraksioni i dytë nisi spektakolar për të dyja ekipet. Te Skënderbeu, Gjata shpërdoroi një rast përballë portierit, ndërsa Myrta në krahun tjetër nuk ia doli dot ta shtyjë topin në rrjetë.
Gjithçka u bë më e vështirë për miqtë në minutën e 67-të, kur Mjaki u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij në inferioritet numerik.
Nga kjo përfituan bardhekuqtë që u hodhën në sulm dhe gjetën avantazhin 10 minuta më vonë. Ishte Renato Gjini, i cili i futur nga stoli, devijoi një top në zonë, për ta dërguar në rrjetë.Me këtë sukses, Skënderbeu shkëputet në krye të renditjes me 13 pikë, ndërsa Laçi mbetet i dyti me nëntë pikë.