Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka mohuar akuzat për shkelje të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s gjatë javëve të fundit. Lavrov gjatë një deklarate për mediat tha se Rusia nuk ka asgjë për të fshehur.
Ai shtoi se Rusia nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të sulmuar civilë apo infrastrukturë në territorin e vendeve evropiane.
“Incidentet ndodhin, por ne kurrë nuk qëllojmë me armë të synuara kundër tyre,” tha Lavrov.
Ndërsa në lidhje me akuzat e Polonisë për sulme ruse në hapësirën ajore, u shpreh se Moska ka kërkuar një takim të menjëhershëm për të diskutuar çështjen.
“Ne nuk synojmë me UAV-të apo me raketat tona vendet e Evropës, pavarësisht nëse janë anëtare të BE-së apo të NATO-s,” shtoi ai.