Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me Zonjën e Parë Armanda Begaj zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump.
Presidenca thekson se takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve.
Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme.
“Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” u shpreh ai pas takimit me Trumpin.








