Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e biznesmenit italian, Edorado Sarchi, 44 vjeç. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Sarchi nuk është vrarë menjëherë me armë zjarri, siç dyshohej në fillim.
Sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se para se të qëllohej me armë zjarri në këmbë, viktima është goditur me një mjet të fortë, dyshohet dru ose shufër, në pjesën e kokës.
Menjëherë goditja i ka shkaktuar humbje të ndjenjave. Pasi ka humbur ndjenjat, më pas e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë. Gjakderdhja e madhe ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen viktimës disa minuta më vonë.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht motivet e vrasjes, ndërsa janë marrë në pyetje Eqerem Braçi së bashku me dy djemtë e tij, Daniel dhe Gazmend, si dhe një person tjetër.