Sandërlendi është rikthyer te fitorja në Premier Ligë me shifrat 1-0 në transfertën e Notingemit.
Kapiteni Xhaka në minutën e 38-të dhuroi një asist fantastik për Alderete dhe ky i fundit nuk gaboi për ta dërguar topin në rrjetë.
Me këtë fitore, Sandërlendi ngjitet në vendin e 3-të me 11 pikë, 4 më pak se Liverpuli kryesues.