Lumi Vjosa është zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku ka ndarë për publikun edhe foton e dokumentit.
“Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook.
Lumi Vjosa është shpallur në vitin 2023 Park Kombëtar.