-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Orban shpall Antifën organizatë terroriste në Hungari

Kryesoret

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka ndërmarrë masa shtypëse ndaj lëvizjes së majtë Antifa, duke e shpallur atë si organizatë terroriste.

Qeveria hungareze publikoi dje një listë të përditësuar të organizatave dhe individëve që klasifikohen si “terroristë”.

“Është koha që Hungaria të klasifikojë organizata si Antifa si terroriste, duke ndjekur shembullin e SHBA-së,” kishte deklaruar një javë më parë kryeministri Orban në radiotelevizionin shtetëror hungarez, duke iu referuar haptazi aleatit të tij politik, Donald Trump.

Trump, nga ana tjetër nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv përmes të cilit shpall Antifa si organizatë terroriste, vetëm një ditë pas ceremonisë përkujtimore në Arizona për aktivistin ultrakonservator të vrarë, Charlie Kirk.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit