Presidenti Donald Trump ka urdhëruar Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth të vërë në dispozicion të gjitha trupat e nevojshme për Portland, Oregon, një qytet që ai e përshkroi si “i shkatërruar nga lufta”, për të mbrojtur objektet e Immigration and Customs Enforcement (ICE) që, sipas tij, janë në rrethim nga Antifa dhe “terroristë të tjerë të brendshëm.”
“Në kërkesë të Sekretares për Sigurinë e Brendshme, Kristi Noem, po i urdhëroj Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, që të sigurojë të gjitha Trupat e nevojshme për të mbrojtur Portlandin, të shkatërruar nga lufta, dhe cilëndo nga objektet tona të ICE që janë nën rrethim nga sulme të Antifa-s dhe terroristëve të tjerë të brendshëm. Gjithashtu autorizoj Fuqinë e Plotë, nëse është e nevojshme,” shkroi Trump.