Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky me anë të një postimi në rrjete sociale ka deklarar se Amerika është në krah të Ukrainës.
Zelenskyy ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen e dhënë.
“Amerika qëndron përkrah Ukrainës – dhe ne e ndiejmë këtë. Ne falënderojmë popullin e Shteteve të Bashkuara, Presidentin Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump për vëmendjen e tyre ndaj ukrainasve, ndaj fëmijëve tanë, ndaj popullit tonë. Ne qëndrojmë së bashku – dhe kjo do të thotë se jeta do të mbrohet, ndërsa paqja dhe siguria do të jenë më pranë”, shkroi Zelensky krahas fotos.








