Cagliari ka konfirmuar se sulmuesi i tyre Andrea Belotti ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në gju gjatë humbjes 0-2 ndaj Interit.
31-vjeçari u përplas me portierin e Interit, Josep Martinez, në një aksident gjatë ndeshjes, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për gjendjen e tij.
Trajneri Fabio Pisacane dhe klubi konfirmuan se Belotti do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme, por sezoni për të është praktikisht i mbyllur.
Belotti iu bashkua Cagliarit në fund të merkatos së verës dhe në tri ndeshjet e tij ka shënuar dy gola.