Ceremonia mortore e Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, ka ngjallur debat të madh në rrjetet sociale për shkak të pranisë së shumë figurave publike dhe mbulimit të gjerë mediatik.
Efi Dhedhes reagoi ashpër përmes një postimi në InstaStory, duke kritikuar ata që, sipas saj, shfrytëzuan dhimbjen për vëmendje. “Nuk guxoj ta hap Instagramin se më hapet barku.
Na e shpifët humanitetin,” shkroi ajo, duke bërë thirrje që dhimbja të respektohet me heshtje dhe dinjitet, larg kamerave dhe syve të publikut.