-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I morën 10 mijë dollarë biznesmenit në Korçë, SPAK arreston dy inspektorët e ISHTI-t

Kryesoret

Ditën e djeshme dy inspektorë të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme dhe me vendim të GJKKO-së. Ata akuzohen për veprat penale për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjykata e Posaçme u ka caktuar masat e sigurisë:

“Arrest në burg”, ndaj O.J., me detyrë inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale;

“Arrest në shtëpi”, ndaj L.S., ish-inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Nga hetimet proaktive dhe metodat speciale të hetimit, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka rezultuar se në datën 1.11.2021, të hetuarit O.L. dhe L.S., kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë.

Hetimet kanë provuar se kjo shumë është marrë nga dy inspektorët e ISHTI-t, të caktuar për inspektim tek subjekti privat J.S. me vendndodhje në Korçë, me qëllim për të mos e ndëshkuar me masë administrative, subjektin privat J.S., i cili ushtronte aktivitet tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit