Skuadra italiane e volejbollit për meshkuj ka fituar titullin e kampionit botëror për herë të pestë, duke mposhtur Bullgarinë me rezultatin 3-1 në finale.
Një rol kyç në këtë sukses të madh e ka luajtur trajneri Ferdinando De Giorgi, i cili tashmë ka arritur një rekord unik në historinë e volejbollit italian.
De Giorgi është i vetmi italian që ka fituar pesë herë Kupën e Botës, si më parë si lojtar dhe tani në rolin e trajnerit. Ai është pjesë e historisë së këtij sporti në vend, duke ndihmuar skuadrën të rikthehet në majat e volejbollit botëror.
Italia ka triumfuar më parë në vitet 1990, 1994, 1998 dhe 2022, duke treguar një dominim të vazhdueshëm në këtë disiplinë sportive.