Sulmuesi shqiptar, Stiven Shpendi, ka shënuar golin e dytë sezonal në fitoren e Empolit ndaj Carrareses në Serie B.
Pas një topi të kthyer nga shtylla, 22-vjeçari reagoi shpejt dhe e dërgoi saktë në rrjetë, duke ndëshkuar ish-ekipin e tij.
Me këtë gol, Shpendi konfirmon formën e mirë, ndërsa Empoli renditet në vendin e 15-të të tabelës, me 5 pikë pas tri javësh kampionat.
/5pyetjet.al








