-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e biznesmenit italian, policia liron personat e shoqëruar

Kryesoret

Biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 63 vjeç u vra në Salari të Tepelenës. Policia e Gjirokastrës ka liruar të gjithë personat e shoqëruar lidhur me vrasjen e tij.

Policia ka liruar Eqrem Braçen dhe dy djemtë e tij Gazment dhe Daniel, të cilët u mbajtën disa orë nën hetim. Mungesa e provave çoi në vendimin për lirimin e tyre.

Dyshohet se është një person i jashtëm ai që ka qëlluar në drejtim të dy automjeteve, duke shkaktuar vrasjen. Ky person mbetet ende në kërkim nga policia.

Ngjarja ndodhi pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari.

Trupi i pajetë i Sarchit u gjet me një plumb në kokë, ndërsa ai thuhej se ndodhej për gjah së bashku me katër persona të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit