-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armatimi në Ballkanin Perëndimor

Kryesoret

Serbia balancon midis Rusisë, Kinës dhe Perëndimit, ndërsa fqinjët e saj mbështeten kryesisht te bashkëpunimi me shtetet anëtare të NATO-s.

Analistët thonë se këto aleanca të kundërta, në një formë ose tjetër, pasqyrojnë rivalitetin global në Ballkanin Perëndimor.

Kështu, rajoni, i cili para një çerek shekulli doli nga lufta e fundit që pasoi shpërbërjen e Jugosllavisë, vazhdon të mbetet nën rreziqe të sigurisë.

Kontrasti më i theksuar është mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa Kosova synon integrim më të thellë në NATO, Serbia, krahas bashkëpunimit me NATO-n, ndërvepron edhe me Pekinin dhe Moskën.

Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina janë dy shtete të Ballkanit Perëndimor që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ashtu si edhe Kina dhe Rusia.

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky kombinim e ka shndërruar prej kohësh Ballkanin Perëndimor në një version miniaturë të rivaliteteve globale (Lexo KETU shkrimin e plote)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit