-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për draftin e Kodit Penal/ Qeleshi: Ky është model lindor, jo modern europian!

Kryesoret

Drejtuesja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, Joana Qeleshi e ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv lidhur me draftin e Kodit Penal u shpreh se është model lindor dhe jo modern europian.

Kodi Penal, drafti është shumë problematik. E para kjo vjen nga mungesa e transparencës. Qasja ishte e gabuar. Avokatët kanë një problematikë shumë të madhe, që lidhet me parime.

Kur miratohet një Kod Penal, që është ligji më i rëndësishëm, që qytetari duhet të dijë, që ligji e dënon. Cfarë duhet të dijë ligjvënësi? E para duhet të ketë studime demografike, problematikat aktuale që janë.

Në rastin konkret, ministri i Drejtësisë, tha se ‘ky nuk është kodi jonë, por i teknikcienëve’. Procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës. Ky projekt i Kodit Penal është një hap pas.

Kodi, përmbahet në parime dhe standarde që nuk janë të kodeve penale europiane moderne. Nëse shikohet tek qëllimi, baza është tek rrezikshmëria e veprës penale, kurse kodet europiane flasin përë të mira që mbrohen.

Këro janë modele të kodeve lindore dhe jo europiane në atë që ti zgjedh të kesh si qendër të boshtit. Ky draft kod, thotë se si për veprën e mbetur në tentativë si për veprën e kryer, nëse ka ardhur apo ka mbetur në tentativë pasoja ti dënohesh njëlloj. Gjuha e përdorur është e vështirë, nuk është as shqipe e saktë” tha ajo.

Një tjetër debat lidhet me lirimin e të dënuarve përjetë. Qeleshi tha se si Kodi aktual dhe drafti i Kodit të ri kanë probleme lidhur me këtë. “Lirimi me kusht për të dënuarit përjetë është nga dispozitat më skandaloze që kemi.

Në këtë projekt parashikohet që të lirohesh me kusht nëse je dënuar përjetë; duhet të kesh vuajtur 35 vite burg dhe duhet të plotësosh një sërë kriteresh të tjera dhe më absurdja është që të vijë viktima e veprës penale, trashgimtarët të thonë që janë dakord për lirimin e tij nga burgu” tha ai.

Por për juristin Kreshnik Spahiu të gjitha vërejtjet do të pasqyrohen në Kodin e ri dhe se qeveria e hodhi në media në këtë moment këtë draft për të zhvendosur debatin publik. “Provokim” e cilësoi gazetari Poli Hoxha. Edhe për avokatin Arbër Hoxha ky draft “është 10 hapa pas“. Avokati Redi Ramaj tha se “në draft ka më pak vepra penale për krimet kibernetike sesa Kodi aktual“.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit