Një automjet i shërbimit sekret amerikan ka marrë flakë pranë Shtëpisë së Bardhë, në sediljen e pasme, vetëm pak orë para vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Uashington.
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e Rrugës së 18-të me Pennsylvania Avenue, duke shkaktuar përkohësisht mbylljen e disa rrugëve përreth zonës së sigurisë së lartë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Korrespondentja Amanda Head nga “Just the News”, e pranishme në vendngjarje, e konfirmoi incidentin si dëshmitare okulare.
Autoritetet sqaruan se bëhet fjalë për një defekt teknik dhe se ngjarja nuk ka lidhje me vizitën zyrtare të Netanyahut apo sigurinë e takimit me Presidentin amerikan.