-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futbolli spanjoll në zi, ndërron jetë portieri 19-vjeçar Raúl Ramírez

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin spanjoll. Portieri 19-vjeçar i Colindres, Raúl Ramírez, ka ndërruar jetë këtë të hënë si pasojë e një përplasjeje të rëndë në kokë gjatë ndeshjes ndaj Revilla-s, të shtunën.

I riu ra në tokë në arrest kardiak pas përplasjes me një kundërshtar dhe u transportua me urgjencë në spitalin “Marqués de Valdecilla” në Santander.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe përpjekjeve të mjekëve, Ramírez nuk arriti të mbijetojë, pasi pësoi një goditje të rëndë në kokë dhe një tjetër arrest gjatë rrugës për në spital.

Lajmin e hidhur e konfirmoi presidenti i Federatës së Futbollit të Kantabrisë, i cili tha se familja ka vendosur të dhurojë organet e tij.

Ngushëllimet kanë qenë të shumta, ndërsa klubi Laredo, aty ku Raúl ishte formuar si futbollist, shkroi:
“Ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes sonë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit