-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonxhe: Luiza Papa la një trashëgimi të pashlyeshme në artin operistik shqiptar

Kryesoret

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, përmes një postimi në Facebook nderoi sopranon e njohur Luiza Papa (Çako), e cila u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Gonxhe theksoi rëndësinë e Papës për skenën lirike shqiptare dhe trashëgiminë që la në artin operistik. Luiza Papa studioi në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe më pas në konservatorë në Moskë dhe Tiranë, duke performuar për gati tre dekada në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Zëri dhe interpretimet e saj, si në operat shqiptare ashtu edhe në ato botërore, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.

Postimi i plotë i Gonxhes:

In Memoriam – Luiza Papa (1937 – 2025)

Sopranoja e shquar Luiza Papa, u nda sot nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të vyer në artin lirik shqiptar.

Ajo kreu studimet e para për kanto në Liceun Artistik “Jordan Misja”, për të vijuar më pas karrierën si soliste në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku për gati tre dekada i dha skenës shqiptare një interpretim të rrallë, me role të spikatura në operat shqiptare dhe botërore. Studimet e larta i thelloi në Konservatorin “P. I. Çajkovski” në Moskë dhe më pas në Konservatorin Shtetëror të Tiranës.

Luiza Papa mbetet një nga figurat më të rëndësishme të skenës lirike shqiptare, duke dhënë kontribute të spikatura edhe në koncerte, festivale e aktivitete të mëdha muzikore brenda dhe jashtë vendit. Zëri dhe interpretimet e saj i dhanë madhështi artit tonë operistik, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit