Mazhoranca miratoi me shumicë votash kalendarin dhe programin e punimeve të Kuvendit për periudhën 29 shtator – 17 tetor 2025. Seanca u shoqërua me debate të forta dhe u mbyll nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.
Opozita braktisi sallën në momentin kur kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, po mbante fjalën e tij, duke kundërshtuar mos përfshirjen në rendin e ditës të kërkesave të saj.
Pavarësisht tensioneve, mazhoranca avancoi me miratimin e programit të punimeve, ndërsa përplasjet mes dy palëve politike vijojnë të thellohen.


                                    





