-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Balla: Akuza pa emra, tym e fjalë, Kuvendi ka nevojë për seriozitet

Kryesoret

Në vijim të debateve të ashpra në Kuvend kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi ndaj akuzave të opozitës për shkelje të Kushtetutës dhe për mënyrën e zhvillimit të punimeve parlamentare.

Me tone ironike dhe të drejtpërdrejta, ai kritikoi mënyrën se si po hidhen akuza pa fakte dhe theksoi se vendimet e Kuvendit janë të bazuara në ligjshmëri dhe i kanë dhënë një frymë të re jetës parlamentare.

“Zoti Noka foli për programin, por fiksimin e ka pasur gjithmonë që të shkojë njëherë në Arubë me pushime dhe sërish, pa përmendur emra. Nuk mund të bësh akuza me fletë, pa fakte. Një deputete doli dhe tha se është shkelur Kushtetuta, ndërkohë që këta vetë i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Tani prit që të të kthejë përgjigje Gjykata!Deputetët që kanë votuar pro në këtë Kuvend kanë vepruar drejt – i kanë dhënë një jetë tjetër kësaj salle dhe procesit parlamentar,” shprehet Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit