Brenda një muaji, Gjykata Kushtetuese pritet që të vendosë mbi fatin e Erion Veliajt lidhur me procedurën e shkarkimit të tij. Kështu deklaroi sonte juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv.
“Në interpretimin tim për çështjet penale ka një dispozitë dhe thotë me vendim të formës së prerë nga gjykata dhe tani këtu del qeveria e shkarkon. Mund të ndodh që presidenti të dekretojë pavarsisht ca ndodh në GJK. Nëse KQZ- ja ia dërgon presidentit ai dhe mund t’i dekretojë. GJK nuk mund ta vendos pas 2 muajve nëse do kalojë ose jo sepse është çështje emergjente dhe duhet që të marr një vendim që GJK të shprehet me vendim brenda një muaji.
Kjo histori duhet që të mbyllet sepse mund të hapet një precedentë shumë negativ, sepse nesër Nesti Angoni mund të bëjë një denoncim ndaj kryetrëve të bashkisë së opozitës, përshembuj ndaj atij të Kavajës sepse i duhet Kavaja mazhorancës para zgjedhjeve dhe i fut një shkarkim qeveria. Gjykata Kushtetuese duhet t’a konsiderojë si një konflikt mes pushteti lokal dhe atij qendror” tha ai.