-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Duam debat me Ramën! Balla: E kemi mbyllur atë punë

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkon mocion me debat në parlament ditën e enjte me kryeministrin Edi Rama për programin e qeverisë në mandatin e katërt.

“Konferenca e Kryetarëve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion. Konferenca vendos vetëm datën. Kërkesa është konforme rregullores dhe ka një pikë: aspiratën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

Keni qenë ju që keni bërtitur në Kuvend se opozita nuk do debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për t’u përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet, pra anëtarësimin në BE. Nga njëra anë bërtisni se kemi krijuar jo-normalitet në Kuvend, nga ana tjetër refuzoni debatin.

Bilanci i vetëm i qeverisë është: ku do të udhëtojnë për takime, kujt do t’i japin leje ndërtimi, cili është koncesioni i radhës apo cilat para do të vidhen”, u shpreh kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi.

Por kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla e rrëzoi kërkesën e opozitës, pasi sipas tij ka mjaft pasaktësi. “Kuvendi i Shqiperise ka percaktuar nje sere mekanizmash ne funksion te deputeteve/ grupi deputetesh apo Grupi Parlamentar per te ushtruar mbikeqyerje te ekzekutivit.

Jo pa shkak Kuvendi ka percaktuar ne nenin 98 mocionin per nje arsye te vecante dhe konkrete. Duke qene se kerkohet mirekuptim, do te keni gjithmone mirekuptimin tone.

E lexova mocionin ne te cilin ka 6 super çeshtje, ku ne secilen ka shume nenceshtje. Rregullorja thote nje ceshtje. Ne kerkese ju caktoni disa makro ceshtje.

Mjafton dy ceshtjet e para qe listoni te cilat peefaqesojne dy superceshtje te medha me shume nen ceshtje. Ceshtjen kater kerkoni integritetin e ministrave dhe me pas vazhdon me kriminalizimin e politikes shqiptare.

Pra z. Kryetar jemi para nje kerkese qe nuk respekton as ne form as ne permbajtje percaktimet e detyrueshme te nenit 98 te Rregullores se Kuvendit. Ne te kaluaren kemi bere debat dhe jemi dakordesuar qe te hartohet mocioni per nje ceshtje te caktuar.

Dy jave pas seances se diskutimit te programit te qeverise dhe perberjes ne e quajme pike te ezauruar. Kerkesa per mocion per debat ka 6 super ceshtje dhe asnje ceshtje te vecante. Jeni te mirepritur ta risillni te modifikuar vetem ne nje ceshtje.

Nuk e thote rregullorja qe ne seancen me te pare te diskutohet mocioni, por brenda 30 diteve nga depozitimi” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit