-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama pjesëmarrës në samitin europian në Kopenhagë, agjenda

Kryesoret

Të enjten, më 2 tetor, në Kopenhagë zhvillohet takimi i shtatë i Komunitetit Politik Europian ku pritet të marrin pjesë 47 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa.

Në fokus të samitit do të jenë mbështetja për Ukrainën, siguria e kontinentit dhe sfidat gjeopolitike me të cilat po përballet Evropa.

Kryeministri Edi Rama do të jetë mes liderëve pjesëmarrës.

Takimi do të bashkëkryesohet nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, dhe presidenti i ri i Këshillit Europian, António Costa.

Gjatë ditës do të zhvillohen tryeza të rrumbullakëta, sesione plenare dhe takime bilaterale mbi tema si siguria, migracioni dhe kërcënimet hibride.

Ky samit vjen një ditë pas mbledhjes informale të Këshillit Europian dhe ndjek takimin e mëparshëm të Komunitetit, të mbajtur në Tiranë në maj. Takimet e ardhshme janë planifikuar të zhvillohen në Armeni dhe Irlandë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit