Rusia ka goditur qytetin ukrainas të Dnipros me një sulm të rrallë me dron gjatë ditës, duke shkaktuar një viktimë dhe plagosjen e të paktën 20 personave.
Sulmi ndodhi në qendër të qytetit, në një kohë kur shumë qytetarë ndodheshin në punë dhe fëmijët ishin në shkollë.
Guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, tha se janë goditur një qendër mjekësore, ndërtesa banimi, zyrash dhe dhjetëra makina. Pamjet treguan tym të dendur dhe zjarrfikës që luftonin me flakët.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi duke kërkuar sanksione më të forta ndërkombëtare ndaj Rusisë, duke e cilësuar sulmin si një akt tjetër brutal kundër civilëve.


 
                                    





