Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, avokatët e mbrojtjes po finalizojnë përgatitjet për paraqitjen e dëshmitarëve.
Avokati i Thaçit Luka Mishetiq, njoftoi se janë marrë autorizimet për dy dëshmitarë (1DW008 dhe 1DW010), ndërsa për një tjetër (1DW007) mbetet ende në pritje. Ai shtoi se një mocion lidhur me një dëshmitar tjetër është dorëzuar dhe vendimi mund të ndikojë në ecurinë e planifikimit.
Mbrojtja e Veselit tha se qëndrimet e tyre për dëshmitarët e Thaçit nuk kanë ndryshuar, ndërsa pala e Krasniqit po bën rivlerësime. Kryetari i trupit gjykues kërkoi nga palët më shumë efikasitet, që çështja të përfundojë brenda afatit – 14 nëntor.
Seanca vijoi me dëshminë e James Peter Covey, i cili po merret në pyetje nga prokuroria.