Gjatë dëshmisë në Hagë, James Peter Covey duke folur për Hashim Thaçin tha se në gjykimin e tij ai nuk ka qenë një luftëtar dhe se nuk ka asnjë të dhënë që ai mund ta ketë shkrepur ndonjë plumb nga zemërimi.
“Është një person që kishte përfunduar në mënyrë automatike në rolin e një Qeverie të Përkohshme, e që sa i përket mandatit të UNMIK-ut nuk kishte më vlerë.
Në atë kohë ka qenë shumë i papërvojë në politikën e sigurimit të votës nga votuesit. Nuk ka patur përvojë ekzekutive dhe i cili shpeshherë ka përdorur retorikë të ashpër të cilën e kontestonte me mënyrën e butë të të folurit.
Ne që në fillim kemi vlerësuar se ai po përpiqej që të gjente rolin e duhur. Kishte ambicie të mëdha. Ishte shumë e qartë që ishte shumë i zgjuar, por nuk kishte përvojë për këto çështje dhe po përpiqej që të orientohej në gjetjen e një roli për të siguruar ambiciet e tij…
Gjykimi ynë ishte krejt i qartë që ky person që ndodhej pranë nesh nuk ishte luftëtar dhe nuk besoj që ka ndonjë të dhënë që ky njeri ka gjuajtur ndonjëherë ndonjë plumb si rezultat i mërzisë apo zemërimit”, u shpreh Covey, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Covey tha tutje se ka vlerësuar që ky person, duke iu referuar Thaçit, nuk ishte një luftëtar dhe nuk ka gëzuar respekt nga ana e atyre që kanë luftuar në terren dhe kanë humbur shokë të tyre.
Ju po vini në pikëpyetje besueshmërinë e dëshmitarit? Përplasje për KFOR-in në Hagë








