-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për dekretin/ Juristi Jordan Daci: Presidenti shkeli hapur Kushtetutën

Kryesoret

Juristi Jordan Daci u shpreh se Presidenti Bajram Begaj ka shkelur Kushtetutën me dekretimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë kur gjykata ka pezulluar shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të bashkisë.  Sipas tij, nuk kemi të bëjmë me tejkalim kompetencash, por është shkelje e hapur e dispozitës kushtetuese.

“Presidenti ka shkaktuar një krizë kushtetuese ndër më të rëndat që ka përjetuar vendi jonë. Goditje fatale për atë çka ka mbetur në kushtetutshmërinë e vendit tonë. Ky dekret është haptazi jokushtetues.

Të përpiqesh se po arsyeton të paarsyetueshmen, vetëm trash më tej gabimin. Presidenti i Republikës dhe kushdo betohen se do respektojnë Kushtetutën.

Nëse Presidenti kishte ndonjë dilemë se Kushtetuta mund të lexohej ndryshe mund t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese.

Në rastin konkret Presidenti ka zgjedhur të mos lexojë Kushtetutën, por një ligj që bazohet në Kushtetutë. Nëse Gjykata Kushtetuese pezullon zgjedhjet, Presidenti ka humbur legjitimitetin e tij” tha ai.

Presidenti dekreton datën: Në 9 Nëntor zgjedhjet në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit