-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidat për Tiranën? Ermal Hasimja: Falenderoj ata që më kanë propozuar

Kryesoret

Pedagogu Ermal Hasimja ka reaguar pasi i doli emri si kandidat i mundshëm për zgjedhjet në Tiranë nga opozita duke theksuar se do të mendohet para se të japë një përgjigje, nëse do t’i vijë një propozim zyrtar.

Hasimja, si dhe dy emra të tjerë nga shoqëria civile, si Florian Haçkaj dhe Edlira Çepani, u përmendën gjatë të mërkurës si kandidatë të mundshëm, pas takimit të zhvilluar nga grupi negociator i Partisë Demokratike me disa parti të tjera të vogla opozitare.

“Falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim.

Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani janë njerëz qe i vlerësoj maksimalisht dhe që do te ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën”, shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit