-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Partia Demokratike mund të bojkotojë zgjedhjet në Tiranë

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot ditën e diel, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.

Por deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se opozita ka pikëpyetje për pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e 9 nëntorit. Këlliçi renditi si arsye të mundshme të bojkotimit mungesën e një raporti final të OSBE/ODIHR për 11 majin, si dhe shkeljen e Kushtetutës nga presidenti Begaj ditën e sotme.

Deputeti u shpreh se brenda pak ditësh partia do të finalizojë qëndrimin përfundimtar për pjesëmarrjen në bashkinë e Tiranës dhe kandidaturat përkatëse për të 6 bashkitë.

INTERVISTA E PLOTË:

PD kishte bërë thirrje që Presidenti mos t’i shpallte zgjedhjet në Tiranë. Kjo gjë ndodhi. Si është Partia Demokratike në këto kushte, si e sheh veten?

Ne nuk kemi bërë thirrje që Presidenti mos të dekretojë zgjedhjet, kemi bërë të qartë qëndrimin tonë që tashmë kemi një president të kthyer në një noter të qeverisë. Një president që nuk ka asnjë rol apo peshë politike në vend. Nuk ka qenë surprizë, e kemi paralajmëruar prej kohësh. Ku madje fare mirë mund të ishte dhe presidenti me inteligjencë artificiale. Mund të kishim një Diell në president.

Si do të veprojë PD?

Pasditen e sotme është mbyllur edhe takimi i fundit me një nga partitë aleate. Brenda një kohe rekord do të finalizojmë vendimmarrjen në të 6 bashkitë. Sepse kemi një problematikë madhore, ende nuk kemi një raport final të OSBE/OHDIR për 11 majin. Ka ende pikëpyetje me pjesëmarrjen e PD në zgjedhje. Pavarësisht se qëndrimi im si Belind është që nuk do të bojkotojmë asnjë proces. Kam përshtypjen që në dy ditët e ardhshme do të kemi një mbledhje për të pasur një vendimmarrje për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe kandidaturat. Kemi pasur disa kërkesa për disa kandidatura. Kemi marrë edhe kërkesat e partive opozitare.

A do ishte opsion pjesëmarrja e PD në 5 bashkitë e tjera, duke përjashtuar Tiranën?

Teorikisht mund të ishte një opsion i tillë, por praktikisht në gjykimin tim do të ishte e pamundur. Nuk është një opsion që diskutohet në PD. Por duke parë dekretin antikushtetues sot do ketë pikëpyetje të mëdha.

Si pjesëtar i grupit negociator, përveç Partisë Mundësia, kë tjetër keni takuar?

Gjithë forcat politike opozitare. Edhe Alimehmeti e ka bërë publike që ka pasur një takim informal me zotin Lapaj. Edhe me Shabanin po ashtu. Janë kryer të gjitha takimet me partitë parlamentare opozitare. Në 2-3 ditët në vijim do të kemi emrat për të 6 bashkitë./ Vizion plus

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit