-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Milani nis bisedimet për Lewandowskin, synon transferimin në verën e 2026

Kryesoret

Milani nuk po ndalet vetëm me blerjet në janar, por ka nisur të planifikojë për merkato më larg, duke shfaqur interes për Robert Lewandowskin.

Sipas “Sport”, agjenti i sulmuesit polak, Pini Zahavi, ka nisur bisedimet me drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare. Kuqezinjtë duan të dinë nëse Lewandowski është i gatshëm të transferohet në Serie A, edhe pse kontrata e tij me Barcelonën skadon në qershor 2026.

Lewandowski, që në gusht mbush 38 vjeç, përfiton rreth 33 milionë euro në vit, një shifër e lartë për Milanin, por përpjekjet kanë nisur.

Në garë janë edhe klube nga Arabia Saudite, që ofrojnë pagë dyfish, por sulmuesi preferon të qëndrojë në Europë. Trajneri Allegri, i njohur për preferencën ndaj lojtarëve me eksperiencë, është i gatshëm ta pranojë në skuadër, duke shpresuar për një tjetër “goditje” në stilin e Modric.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit