Një ngjarje e rëndë tronditi Mynihun këtë të mërkurë në mëngjes, ku në një lagje në veri të qytetit ndodhi një shpërthim i fuqishëm i shoqëruar me të shtëna arme zjarri. Një burrë u gjet i vdekur, ndërsa një tjetër u plagos rëndë.
Dyshohet se autori i ngjarjes ka vendosur eksploziv në shtëpinë e prindërve të tij, e ka djegur dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Forcat e sigurisë izoluan zonën, ndërsa trafiku u pezullua për shkak të hetimeve në vazhdim. Policia konfirmoi se nuk ka rrezik për banorët dhe se ngjarja nuk ka lidhje me festivalin Oktoberfest që po zhvillohet aktualisht në Mynih.
Një shkollë në afërsi u mbyll për siguri, ndërsa forcat speciale dhe ekspertët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.