-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ shpall datën zyrtare për fushatën zgjedhore të pjesshme në 6 bashkitë

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar datën 1 nëntor 2025 si fillim të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashkitë e vendit: Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.

Këto zgjedhje do të zhvillohen më 9 nëntor, sipas dekretit të presidentit Bajram Begaj.

Njoftimi i plotë i KQZ:

Afatet për zgjedhjet e pjesshme, Celibashi propozim Rregullatorit: Kandidatët më 19 tetor, fushata nis më 1 nëntor

1.Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar bashkie në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, fillon më datë 1.11.2025.

2.Zyra e Gjendjes Civile në këto bashki, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 6.10.2025.

3.Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 11.10.2025.

4.Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ, kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 16.10.2025.

5.Dokumentet e kandidimi*t paraqiten në KQZ për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Berat, si dhe në KZAZ për bashkitë Tepelenë, Cërrik dhe Mat, *jo më vonë se data 19.10.2025.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit