Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, kryeministri Albin Kurti ka komentuar për situatën politike në Kosovë, duke theksuar sfidat që paraqet ngërçi në Kuvend.
Ai shprehu shqetësimin për vonesat në funksionimin e institucionit parlamentar dhe nënvizoi nevojën për të avancuar punën në mënyrë që të shmangen dëmet për vendin.
Kurti gjithashtu foli për përbërjen e Kuvendit dhe sfidat që lidhen me përfaqësimin e komuniteteve pakicë, duke kërkuar zgjidhje që të lehtësojnë funksionimin normal të parlamentit.
“Sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ne duhet ta shohim atë në mënyrë të plotë për të dhënë vlerësimin tonë, por ajo që mund të them tani është se konsideroj që është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kuvendi i Republikës e ka zgjedhë kryetarin Dimal Bashën, i ka zgjedhë katër nënkryetarët Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun, Kujtim Shalën dhe Emilja Rexhepin askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb. Është dashur të vazhdojë puna e Kuvendit sepse shteti i Kosovës nuk ka kohë për të humbur”, tha Kurti.