Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së kryeministrit Edi Rama në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, ku Rama u tall me presidentin amerikan Donald Trump.
Këlliçi përmendi edhe deklaratën e Ramës në 2016, kur e quante Trump një rrezik për botën, dhe e akuzoi se tani po e trajton si objekt talljeje, duke e vendosur në qendër të kritikave të tij.
Kukulla e Sorosit sërish në aksion!
Edi Rama është i vetmi politikan në botë që theu rekord ndërkombëtar gjatë fushatës presidenciale amerikane të vitit 2016, duke dalë në CNN dhe duke e quajtur Donald Trump një rrezik për mbarë botën.
Ndoshta sepse ndihej i sigurtë në fitoren e klanit korruptiv Soros, si një strukturë e pasfidueshme pushteti.
I njëjti personazh tashmë ka marrë rolin e komedianit dhe ka kurajon të tallet sërish me Donald Trump, Presidentin e vendit më të fuqishëm të globit dhe aleatin tonë kryesor!
Ky nuk është kryeministri që i duhet Shqipërisë! Kllouni Rama e ka vendin vetëm në cirk!








