Autoritetet italiane kanë njoftuar për përfundimin e hetimeve paraprake ndaj 29 personave, italianë dhe shqiptarë, të dyshuar si pjesë e katër grupeve të strukturuara kriminale të përfshira në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Operacioni i zhvilluar nga Guardia di Finanza e Leçes ka përfshirë disa qytete të Italisë si Roma, Firence, Bolonja, Brindisi dhe Reggio Emilia, si dhe jashtë vendit.
Sipas autoriteteve, gjatë hetimeve janë sekuestruar mbi 2 ton lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, para cash dhe automjete që dyshohet se janë përdorur për aktivitetin kriminal.
Hetimet kishin nisur gjatë periudhës së pandemisë dhe kanë çuar në zbardhjen e një rrjeti të gjerë bashkëpunimi mes disa shteteve.








