Barcelona ka vendosur të tërhiqet nga projekti i Superligës Evropiane, nismë kjo e udhëhequr nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.
Sipas “Marca”, klubi katalanas ka zgjedhur të përqendrohet në përmirësimin e marrëdhënieve me UEFA-n, pas ndryshimeve të fundit që federata evropiane ka bërë në formatin e garave dhe rritjen e shpërblimeve financiare.
Kjo lëvizje shënon një përmirësim të dukshëm në marrëdhëniet mes Barcelonës dhe UEFA-s, të cilat më parë ishin të tensionuara. Një shenjë e këtij përmirësimi ishte edhe prania e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, në ndeshjen Barcelona-Paris Saint-Germain.