-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Daily Mail: Shakaja e Ramës, Aliyev dhe Macron shpërthyen në të qeshura

Kryesoret

Presidenti francez Emmanuel Macron është parë duke qeshur teksa liderët e Shqipërisë dhe Azerbajxhanit u tallën me presidentin amerikan Donald Trump për pretendimin e tij se kishte përfunduar luftëra që përfshinin vendet e tyre. Në takimin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, Macron u pa duke biseduar me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Kryeministri shqiptar Edi Rama u afrua me zemërim të shtirur dhe i tha Macron-it: “Duhet të na kërkosh falje… sepse nuk na ke uruar për marrëveshjen e paqes që presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.”

Komenti i tij i referohej ngatërrimit të përsëritur të Trump-it mes Armenisë dhe Shqipërisë, kur fliste për armiqësinë e kahershme midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Në një intervistë për Fox News muajin e kaluar, Trump pretendoi gabimisht: “Unë zgjidha luftëra që ishin të pazgjidhshme. Azerbajxhan dhe Shqipëri, kjo kishte vazhduar për shumë, shumë vite, i pata kryeministrat dhe presidentët në zyrën time.”

Ndërsa në një konferencë për shtyp me kryeministrin britanik Keir Starmer, ai e shqiptoi gabim emrin e vendit të Kaukazit Jugor dhe i ngatërroi të dyja krejtësisht, duke thënë: “E zgjidhëm Aber-baizhanin dhe Shqipërinë.” Shakaja e Ramës bëri që si Aliyev, ashtu edhe Macron të shpërthenin në të qeshura. Lideri francez, me shaka, tha: “Kërkoj ndjesë!”. Ndërsa kryeministri shqiptar shtoi: “[Trump] punoi shumë fort!”./ Daily Mail

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit