-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata pranon kërkesën e Jonaid Myzyrit dhe heq pezullimin e detyrës publike ndaj tij

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me Jonaid Myzyrin.

Pas shqyrtimit të kërkesës së tij, gjykata ka vendosur të heqë masën e pezullimit nga ushtrimi i detyrës publike, duke konstatuar se kjo masë ka humbur fuqinë.

Ky vendim hap rrugën që Myzyri të rikthehet në detyrë, megjithëse kundër tij lejohet ankim brenda afatit ligjor.

Vendimi:

NJOFTIM PËR MEDIAT 1. Kërkuesi Jonaid Myzyri me datë 02.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës ndaluese të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të hetuarit Jonaid Myzyri”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 262/2 dhe 267/2 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 641, datë 03.10.2025, vendosi: 1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit Jonaid Myzyri. 2. Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës ndaluese të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palëve sikundër i kanë kryer. 4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brënda afatit ligjor 5 (pesë) ditor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Tiranë, më datë 03.10.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit