-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rubin: Gjyqtarët në Hagë të njëanshëm, Thaçi nuk kishte kompetenca ushtarake

Kryesoret

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, ka dhënë dëshminë e tij për tri ditë radhazi në Gjykatën e Hagës, si dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit në gjyqin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjatë dëshmisë, Rubin theksoi se Thaçi kishte një rol kryesisht politik dhe nuk kishte asnjë autoritet për të marrë vendime ushtarake brenda strukturave të UÇK-së. Ai shtoi se çdo vendim i tillë duhej të miratohej nga komandantët e UÇK-së.

Në një intervistë pas dëshmisë, Rubin kritikoi hapur pyetjet që i ishin bërë nga gjyqtarët, duke i cilësuar ato si të njëanshme dhe të orientuara në favor të akuzës. Ai shprehu shqetësimin se disa prej gjyqtarëve mund të kishin formuar tashmë një qëndrim të paracaktuar për UÇK-në dhe Hashim Thaçin, duke krijuar një perceptim të pasaktë për rolin e tij në organizatë.

Rubin kërkoi që gjykata të vepronte me drejtësi dhe të shpallte të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së, duke theksuar se vendimi përfundimtar duhet të reflektojë faktet dhe jo paragjykimet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit